Lajme

19-vjeçari shqiptar vritet në Francë, autori arratiset me makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Clermont-Ferrand, ku një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një atentati të kryer rreth orës 20:30 të së martës, më 20 prill. Ngjarja ka ndodhur në Avenue Charras, afër stacionit të trenit SNCF.

Sipas mediave vendase, i riu shqiptar është qëlluar për vdekje nga një person që ka hapur zjarr nga një makinë lëvizëse. Autori i krimit është arratisur menjëherë pas ngjarjes dhe ende është në kërkim.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes vijojnë, por identiteti i viktimës ende nuk është bërë publik. Autoritetet po punojnë për të identifikuar dhe kapur autorin e krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button