Lajme

26 vjet nga rënia heroike e “Katanës”, Shukrije Ramadani: Krenaria është më e madhe se dhimbja

Sot shënohen 26 vjet nga rënia heroike e Agim Ramadanit, i njohur me nofkën “Katana”, një prej figurave më të shquara të luftës për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Agim Ramadani ra më 11 prill 1999, gjatë betejës me forcat serbe në Koshare, një nga momentet kulminante të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.

Gruaja e tij, Shukrije Ramadani ka ndarë emocionet e saj për këtë përvjetor.

“Dhembja është permanente, por krenaria është më e madhe se dhembja. Ngase vërtetë po e jetojmë një liri, që ata me pushkën dhe gjakun e tyre na e sollën. Një liri që ne si gjenerata vetëm e kemi ëndërruar dhe se kemi besuar që vetë do ta jetojmë. Dhe kjo është krenaria e cila na mban më të fortë, në çdo përvjetor, në çdo vit që kalon”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button