Lajme

26-vjetori i masakrës së Rezallës, Haradinaj: Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë tonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës në Rezallë të Drenicës.

Haradinaj ka kujtuar viktimat e kësaj masakre duke thënë që gjaku i tyre u bë dritë për lirinë e vendit.

“Rruga jonë drejt drejt lirisë ishte e gjatë dhe e përgjakshme. Aparati shtetëror serb nuk kurseu as fëmijët, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u ekzekutuan 26 vjet më parë në Rrezallë të Drenicës, në Llovcë të Gjilanit dhe në Llapqevë të Malishevës. Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë tonë. Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button