
Nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj, ka prezantuar planin e LDK-së për ndërtimin e një stadiumi kombëtar në Prishtinë, ku “Prishtina do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe pesë stadiume të tjera në qytetet kryesore.
Ky projekt ka për qëllim të sigurojë kushte moderne për sportistët dhe tifozët, duke mbështetur zhvillimin e sporteve dhe organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare.
“Stadiumet e reja do të krijojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e sporteve dhe për t’u ofruar sportistëve kushte të nivelit ndërkombëtar,” ka thënë Zogaj.
Ndërtimi i infrastrukturës sportive është në zemër të zhvillimit tonë urban dhe kombëtar.