Lajme

Osmani bënë homazhe në Dubovik dhe Prishtinë për nder të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të premten ka bërë homazhe në Dubovik për nder të Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe në Prishtinë tek busti i Kadri Zekës.

Osmani tha se vrasja e tyre ishtë një përpjekje për t`i shuar zërat e fuqishëm të kauzës dhe rezistencës sonë kombëtare.

Madje, ajo shtoi se historia e ka dëshmuar se e vërteta dhe idealet nuk mund të vriten asnjëherë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani sot në mëngjes bëri homazhe në Dubovik për nder të Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe në Prishtinë tek busti i Kadri Zekës. Me këtë rast Presidentja deklaroi:”Sot, sikurse çdo vit, në Dubovik për t’i nderuar patriotët Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, të cilët 43 vjet më parë, së bashku me Kadri Zekën, u vranë pabesisht në një atentat në Gjermani. Vrasja e tyre ishte një përpjekje për t`i shuar këta zëra të fuqishëm të kauzës dhe rezistencës sonë kombëtare. Por, historia e ka dëshmuar se e vërteta dhe idealet nuk mund të vriten asnjëherë”, ka shkruar Presidenca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button