Zgjedhjet 2025

Lumir Abdixhiku: Deçani flet djathtas, ndryshimi po vjen

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Irzniqin e Deçanit, ku ka takuar mbështetës dhe qytetarë të cilët, siç tha ai, kërkojnë ndryshimin për të ardhmen.

Abdixhiku ka thënë se takimi ishte një moment i rëndësishëm për të dëgjuar dëshmitë historike të fshatit dhe për të ndarë mesazhin e ndryshimit që po vjen.

“Deçani flet djathtas! Ndryshimi po vjen. Në çdo fshat e qytet, po rritemi, po forcohemi – po fitojmë!”, shkroi ai në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button