Botë

Merr flakë avioni në aeroport, shpëtohen pasagjerët në Korenë e Jugut

Në aeroportin e Busanit, në Korenë e Jugut, ka marrë flakë një avion, ku ndodheshin 169 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit.

Nga incidenti, nuk pati raportime për viktima apo të lënduar, pasi të gjithë arritën të evakuoheshin.

Zjarri nisi në pjesën e pasme të avionit të Air Busan, i cili po përgatitej për ngritje në pistën e aeroportit me destinacion Hong Kongun dhe u përhap me shpejtësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button