Lajme

IKD-ja ka paditur Komisionin e Pavarur për Media (KPM)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka paditur Komisionin e Pavarur për Media (KPM), duke kontestuar ndryshimin e rregullores së punës dhe mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të ri të këtij institucioni para skandimit të mandatit të kryetarit paraprak.

IKD-ja ka kërkuar heqjen e paragrafit 2 të nenit 3 të rregullores, i cili ishte shtuar në mbledhjen e 17 janarit. Ky ndryshim, sipas IKD-së, ka mundësuar që të zgjidhet kryetari i ri pavarësisht se mandati i kryetarit të KPM-së skadonte më 21 janar.

Ajo ka argumentuar se kjo përbën shkelje ligjore dhe procedurale, duke e cilësuar rregulloren e miratuar si të paligjshme dhe arbitrare. IDK-ja, gjithashtu, ka theksuar se KPM-ja nuk ka zhvilluar konsultime publike sipas dispozitave të Ligjit për KPM-në.

Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar disa ditë më parë se janë duke mbledhur informacione për të vlerësuar nëse anëtarët e KPM-së kanë kryer vepër penale pas ndryshimit të rregullores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button