Lajme

Osmani nga Washingtoni: Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së paparalajmëruar që po zhvillon në Washington, është takuar me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brian Mast.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ajo ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara, duke e konsideruar si një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri.

“Me administratën e Presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Tutje, ajo ka potencuar se mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për Kosovën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button