Lajme
Raportohet se Anuela Ristani do të drejtojë Bashkinë e Tiranës pas arrestimit të Erion Veliajt

Pas arrestimit të Erion Veliajt, Bashkia e Tiranës do të drejtohet nga një prej nënkryetarëve të saj.
Anuela Ristanit i është deleguar detyra për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Kryeministri Edi Rama ka shkuar dy herë sot në Bashkinë e Tiranës, ndërsa tashmë karrigia e kryetarit dhe kompetencat do t’i ushtrojë Anuela Ristani.
Sakaq, Erion Veliaj u arrestua të hënën me urdhër të SPAK-ut, ndërsa akuzohet për veprat penale korrupsion dhe pastrim parash, akuza këto që Veliaj i ka quajtur “sajesa të prokurorit të çështjes”.