Lajme

Osmani takon Sorensenin: Do të punojmë me aleatët që dialogu të përmbyllet me njohje të ndërsjellë

Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se thënë se Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët që procesi i dialogut me Serbinë të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.

Ky deklarim i Osmanit erdhi pasi njoftoi se është takuar me përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

“Në takimin tim të parë me përfaqësuesin e ri të BE-së për bialog, Peter Sorensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit. Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button