Botë

Osmani takohet me Beqiroviqin e presidencës së BeH, flasin për rëndësinë e integritetit territorial

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar me anëtarin  e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq.

Osmani tha se përveç sigurisë rajonale, me Beqiroviqin folën edhe për rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm.

“Përveç sigurisë rajonale, diskutuam edhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, si dhe avancimit të rrugës euroatlantike për dy shtetet tona”, shkroi Osmani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button