Agim Bahtiri ‘cep më cep’, korrë 1 votë edhe në Partesh

Mes 16204 votave, një nga figurat më të shquara të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, mori një votë edhe në Partesh.
Nga numërimi i 100% të votave të kandidatëve për parti, e në disa komuna edhe për deputetë, Lëvizja Vetëvendosje mori 5 vota në Partesh.
Aty ka befasuar kandidati Agim Bahtiri i cili ka marrë një votë.
Jetmire Vrenezi e Vetëvendosjes, po ashtu është kandidatja që ka marrë një votë në këtë komunë.
Edhe Imri Demelezi me kolegun e tij tjetër nga lista e partisë VV, e kanë nga një votë në Partesh.
Ismajl Kurteshi i Vetëvendosjes, ka marrë 4 vota në Partesh.
Sipas 90.41% të votave të numëruara për kandidatë deri tani, zoti Bahtiri ka gjithsej 16204 vota.
“I drejtpërdrejtë dhe i vendosur” ishte cilësimet e kryetarit të Vetëvendosjes, z.Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore për Agim Bahtirin ndërkohë ky i fundit, po në atë moment, pasi kishte marrë fjalën do të shquhej për fjalimin e tij – ku veç tjerash – do njoftonte anëtarësimin në VV, në vit mjaft të largët.
“Faleminderit qyteti im, qytetarët e mi. Ju e dini që ju dua fort. Më lejoni kësaj radhe që të tham diçka, e dua njerin e fjalës dhe të besës, dhe kur jam futë në 1919…me 2019 në Lëvizjen Vetëvendosje e kam pasë vetëm një kërkesë te kryeministri i ardhshëm dhe i tanishëm që të ma mbronë veriun”.