Lajme
Sa vota i mori Ramush Haradinaj në fshatin e Fatmir Limajt?

Koalicioni AAK-Nisma duket ta ketë pasur garën më të ashpër brenda partisë, se kush po siguron vota më shumë nga kandidatët.
Në fshatin e Fatmir Limajt, Banjë në Malishevë, Limaj ka marrë gati 900 vota.
Pavarësisht se Ramush Haradinaj ka qenë i pari në listë, ai ka marrë vetëm 108 vota.
Bindshëm më shumë se ai kanë pasur Xhevahire Izmaku, Zafir Berisha, Arbëreshë Krasniqi e Vesel Krasniqi të Nismës.