Botë

Kryeministri britanik: Rusia përbën kërcënim për ne, tiranët si Putini dinë t’i përgjigjen vetëm forcës

Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi sot se Rusia përbën kërcënim për Britaninë e Madhe.

“Paqëndrueshmëria në Evropë do të përhapet gjithmonë në brigjet tona… tiranët si Putini i përgjigjen vetëm forcës”, tha kryeministri britanik gjatë një fjalimi që mbajti sot.

“Rusia përbën kërcënim për ujërat tona, për hapësirën tonë ajrore dhe për rrugët tona – ata kanë nisur sulme kibernetike në NHS-në tonë”, tha kryeministri, raporton Sky News.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar “duhet” të qëndrojë pranë Ukrainës, duke thënë se “tiranët” si Vladimir Putin nuk i përgjigjen asgjëje përveç forcës.

“Nëse nuk arrijmë një paqe të qëndrueshme, atëherë paqëndrueshmëria ekonomike, kërcënimi për sigurinë tonë, vetëm do të rritet”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button