Lajme

Hekuran Murati i del në mbrojtje Hekuranit që u arrestua dje: Nën udhëheqjen e tij, inspektorati i punës avancoi

Ministri i Financave, Hekuran Muarti i ka dal në mbrojtje kryeinpertorit të kundërligjshëm, Hekuran Nikçit, i cili u arrestua dje.

Murati përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nën udhëheqjen e Nikçit, Inspektorati i Punës ka avancuar në shumë drejtime.

Nën udhëheqjen e Hekuran Nikçit, Inspektorati i Punës ka avancuar në shumë drejtime, e kjo më është konfirmuar edhe nga agjencitë partnere ndërkombëtare që bashkëpunojnë me Inspektoratin e Punës.” – ka shkruar ai në Facebook.

Tutje Murati ka thënë se nesër është seanca e paraburgim për 30 ditë, dhe i njëjti ka deklaruar se shpreson që së paku Gjykata të marrë parasysh situatën e të korrigjojë këtë arbitraritet të Prokurorisë.

Nesër qenka seanca ku shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për paraburgim për 30 ditë, e uroj e shpresoj që së paku Gjykata të marrë parasysh situatën e të korrigjojë këtë arbitraritet të Prokurorisë. Nëse Pal Lekaj mund të gjykohet në liri për rastin e 53 milionëve, si mund të arsyetohet mbajtja në paraburgim e një profesionisti si Hekuran Nikçi për cështje krejtësisht administrative?” – ka shkruar ndër të tjera ministri i Financave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button