Lajme

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për kosovarët

Pas sulmit që ndodhi sot në qytetin Mannheim të Gjermanisë, Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe me pjesëtarët e mërgatës kosovare në këtë qytet.

Në një njoftim zyrtar, Konsullata u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që mund të kenë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë numrin emergjent të vënë në dispozicion: +49 152 37337814.

“Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që kanë nevojë për ndihmë, të na kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës. Ju lutemi të qëndroni të sigurt dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale”, thuhet në njoftimin e Konsullatës.

Autoritetet gjermane janë duke hetuar sulmin, ndërsa pritet që të publikohen më shumë detaje mbi ngjarjen në orët në vijim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button