
Anëtarët e Parlamentit Evropian nga partia pan-Evropiane Volt do t’u dërgojnë një plan veprimi me nëntë pika udhëheqësve të Bashkimit Evropian përpara samitit të ardhshëm.
Kështu ka raportuar e përditshmja Politico lidhur me çështjen.
Plani kërkon heqjen e Hungarisë nga e drejta e votës, emërimin e Kaja Kallas si ministre të Jashtme të plotë të BE-së, krijimin e një ushtrie të përbashkët evropiane dhe ndryshimin e traktateve për të zgjeruar kompetencat e mbrojtjes dhe zgjerimit të BE-së.