Lajme

Vdes Ahmet Qeriqi, një nga themeluesit e Radios Kosova e Lirë

Sot ka vdekur Ahmet Qeriqi, një intelektual i shquar, atdhetar dhe veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare, dhe themeluesit e Radios Kosova e Lirë.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë e miq të të ndjerit.

Profesor Ahmet Qeriqit ishte një intelektual i shquar, atdhetar dhe veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare.

Ngushëllime për Qeriqin ka shprehur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Ahmet Qeriqit, një nga themeluesit e Radios Kosova e Lirë. Ai ka kontribuar shumë gjatë luftës dhe pas saj, duke udhëhequr me përkushtim këtë institucion të rëndësishëm. Përkushtimi i tij ndaj atdheut dhe popullit tonë do të kujtohet përjetësisht. Ngushëllime të sinqerta familjes Qeriqi dhe të gjithë atyre që e njohën. I paharruar qoftë kujtimi i tij”, ka shkruar ai.#

Kontributi i tij i çmuar në fushën e arsimit dhe kulturës kombëtare do të mbetet një udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button