Lajme

Jashari: Institucionet të flasin më shumë për historinë e Epopesë së UÇK-së

Kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka folur për Epopenë e UÇK-së, për datat 5, 6 dhe 7 mars.

Ai ka kritikuar institucionet e vendit duke thënë se duhet të bëhet më shumë për historinë që paraqesin këto data.

“Kjo është një lagje e tërë që fillet e rezistencës aktive janë krijuar në vitin 89-90, përkundër asaj pasive. Për çdo aktivitet, për herë për çdo vendim, besoj se historia dhe institucionet e vendit duhet të thonë më shumë sepse historia për Epopenë e UCK-së është e mangët.”

“Sepse në këtë betejë në këto tri ditë, edhe në krejt ecjen bashkë që nga fillimi i rezistencës aktive është një lagje e tërë që i ka bërë përgatitjet bashkë me komandantin legjendar, Adem Jashari, edhe qëndresën, edhe rëniet”.

“Sot në këto tri ditë të Epopesë së UÇK-së i kujtojmë me nder dhe respekt 59 dëshmorët që kanë rënë përgjatë këtyre tri ditëve në qëndresën e paparë në historinë jo vetëm të popullit dhe kombit por edhe në përmasa më të mëdha botërore”, ka thënë Jashari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button