Lajme

Fillon mbledhja e kryesisë së LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur mbledhjen e kryesisë, të kryesuar nga kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku.

Me anëtarët e kryesisë, Abdixhiku në këtë mbledhje do të diskutojë rreth rezultatit që ka arritur LDK-ja në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Pos kësaj, aty do të diskutohen edhe tema tjera me rëndësi, në mes tjerash edhe drejtimi që do të marrë kjo parti pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

Pas mbledhjes kryetari Abdixhiku do të mbajë konferencë për media. /EO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button