Lajme

Qeveria e opozitës – Abdixhiku: LDK nuk futet pa postin e kryeministrit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shuar shpresat për një bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendiosje por, jo edhe mundësinë për pjesëmarreje në qeverisje.

Kreu i LDK’së pas përfundimit të një mbledhje disa orëshe të partisë, ka deklaruar për media se LDK nuk do tjetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e Kryeministrit.

“LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeveria pa pozitën e kryeministrit. Po ashtu, LDK-ja nuk do të punojë për një qeveri afatshkurtër, pa zgjidhjen e çështjes së presidentit”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka thënë se pozicioni i LDK-së është i qartë, nuk duan bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Duhet të qartësojë që nuk kemi pasur asnjë takim, me asnjë prej partive politike në Kosovë, sidomos me partinë në pushtet. LDK-ja e ka të qartë pozicionin e vet politik karshi politike, nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunim me ta. Pra, ky është pozicion i qartë i LDK para elektoral dhe mbetet edhe sot”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button