Lajme

Rutte: Sipas NATO-s FSK-ja ka vetëm rol humanitar

Roli humanitar i FSK-së, sipas NATO-s, është vetëm brenda territorit të Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Mark Rutte, qasja e NATO-s ndaj tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri nuk ka ndryshuar.

Në vlerësimin e NATO-s, siç shpjegoi Rutte, FSK-ja ka vetëm rol humanitar dhe atë vetëm brenda Kosovës.

“Kështu është saktësisht mandati i NATO-s për ta ndihmuar FSK-në që të jetë më e mirë si forcë humanitare kur ka fatkeqësi natyrore ose njerëzore”, tha Rutte në një konferencë për media.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button