Lajme

Momenti kur Thaçi del nga QKUK-ja, përcillet me duartrokitje e brohorima nga qytetarët – PAMJE

Pas më shumë se tre orësh qëndrim, ish-presidenti Hashim Thaçi tashmë ka dalë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku ishte për vizitë te babai i tij.

Ai u pa i rrethuar nga forcat e shumta policore dhe ato të EULEX-it, e po ashtu nga disa mjekë që e përcollën nga Klinika Interne.

Duke dalë nga QKUK, Thaçi u përcoll nga qytetarë të shumtë të cilët duartrokisnin e brohorisnin, ndërsa edhe i përshëndeti ata me dorë.

Krahas qytetarëve, aty është parë edhe vëllai i tij, Gani Thaçi.

Thaçit deri më tani i ishin refuzuar disa kërkesa për ta vizituar babanë e sëmurë.

Vizita e tij u zhvillua në masa të rrepta sigurie, jo vetëm jashtë qendrës së QKUK-së por edhe brenda saj.

VIDEO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button