Jashari takohet me Abernethy, flasin për bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe EUCOM-it

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, është takuar me rreshterin majorin komandues të Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM), Robert V. Abernethy, ku diskutuan për bashkëpunimin me fokus të veçantë në zhvillim dhe në avancimin e trupës së nënoficerëve.
Në anën tjetër, Abernethy vlerësoi lartë lidershipin e Gjeneral Jasharit në mbështetje të zhvillimit të karrierës ushtarake për të gjithë personelin e FSK-së e në veçanti për mbështetjen e dhënë korit të nënoficerëve të FSK-së.
“Gjeneral Jashari vlerësoi rëndësinë e përvojës dhe ekspertizës së partnerëve amerikanë në ndërtimin e një strukture të fortë dhe profesionale të nënoficerëve brenda FSK-së”, thuhet tutje në njoftim.
“Duke theksuar rëndësinë dhe përkushtimin për zhvillimin e nënoficerëve si shtylla kryesore e FSK-së. Në fund KOMFSK falënderoi RRMK Abernethyn për mbështetjen e vazhdueshme, me këtë rast e dekoroi me medaljen ‘Shërbim Vetëmohues’”.