Lajme

Mjekja tregon për gjendjen e dy të plagosurve në rastin e grabitjes në Veternik

Anesteziologia kujdestare në Mjekimin Intensiv Qendror, Agreta-Gecaj-Gashi ka bërë të ditur për Klan Kosovën se gjendja e përgjithshme e të dy të plagosurve në rastin e grabitjes në Veternik vazhdon të jetë stabile për momentin.

Punëtori i sigurimit që u plagos të hënën vazhdon të jetë i intubuar.

“Po e vazhdon trajtimin në mjekim intensiv, ditëve në vijim do ti bëhet një ri-vlerësim nga kirurgët spinal sa i përket ecurisë për trajtim të mëtejmë. Gjendja e përgjithshme është stabile për momentin, vazhdon të jetë i intubuar dhe në ventilim mekanik”, tregon Gecaj-Gashi Derisa serbi i plagosur njëherësh edhe i ndaluar nga prokuroria si i dyshuar në grabitjen e armatosur në pikë të ditës në Veternik, përkundër që ka disa plagë nga arma e zjarrit, ka gjendje stabile tani për tani” Gjendje e përgjithshme është stabile në suaza të kompleksitetit të lëndimeve”, tha anesteziologia, Agreta Gecaj-Gashi, njofton Klankosova.tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button