Lajme
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Thaçi merr pjesë në seancë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të hënën (24 mars) po vazhdon gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Së bashku me të akuzuarit e tjerë, edhe Thaçi është prezent në sallën e gjyqit për të ndjekur dëshminë e dëshmitarit 124-të të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ndryshe, Thaçi javën e kaluar ishte për vizitë në Kosovë ku edhe vizitoi varrin e babait të ndjerë, për të cilin ishte në një vizitë tjetër disaorëshe përpara se të vdiste.