Lajme

Fruthi shpërndahet në Kosovë, mosvaksinimi po e rrit numrin nga viti në vit

Sipas infektologut Izet Sadiku, Kosova ka raportuar raste sporadike të fruthit, por kjo nuk është vetëm një çështje lokale.

Sadiku theksoi se edhe në botë, ka një rritje të rasteve të fruthit pas disa vitesh.

“Numri i të infektuarve po rritet, dhe kjo është për shkak të uljes së nivelit të vaksinimit, pasi shumë persona nuk po vaksinohen kundër kësaj sëmundjeje”, tha Sadiku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button