Lajme

Çitaku për bisedën e Kurtit: Nëse flet kështu me liderë ndërkombëtarë, mozomakeq për ne

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për shakanë në të cilën ra kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Duke komentuar bisedën, ajo tha se përmbajtja është skandaloze.

Çitaku tha se Kurti ka sulmuar opozitën, mediat e bizneset.

Postimi:

E dëgjova bisedën ku Kryeministri Kurti kishte rënë në grackën e komedianëve rusë, duke besuar se po fliste me Presidentin e Letonisë. Të biesh në grackë nuk është pjesa më e turpshme – për këtë duhej të kujdesej kabineti i tij.

Por ajo që është vërtet e turpshme dhe skandaloze është përmbajtja e asaj bisede. Kryeministri e shfrytëzon këtë “takim” për të sulmuar opozitën, mediat, bizneset – madje edhe administratën e re amerikane.

E gjithë biseda nxjerr në pah një nivel shqetësues sipërfaqësor dhe të paditur në trajtimin e çështjeve të politikës së jashtme. Dhe nëse kjo është mënyra se si Kurti flet në takime me liderë ndërkombëtarë, atëherë… mozomakeq për ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button