Lajme

Sveçla: Sulmi terrorist në Banjskë vazhdon të mbetet një çështje e pazgjidhur, dorasit e krimit ende të arratisur

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka theksuar se sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023 ende mbetet një çështje e pazgjidhur, me kryesitë e krimit që janë ende të arratisur.

Ai ka thënë se vetëm gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024, në Kosovë janë regjistruar 11 sulme që përfshijnë përdorimin e pajisjeve shpërthyese, përfshirë sulmet ndaj Stacionit të Policisë në Zveçan dhe ndërtesës së Komunës, si dhe ndaj kanalit të ujit Ibër Lepenc në Zubin Potok, që furnizon Kosovën me 60% të ujit të pijshëm.

“Theksova se sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023 vazhdon të mbetet një çështje e pazgjidhur, me kryesitë e krimit ende të arratisur. Po ashtu, vura në pah se vetëm në gjysmën e fundit të vitit 2024, në Kosovë kanë ndodhur 11 sulme që përfshijnë përdorimin e pajisjeve shpërthyese, përfshirë sulmet ndaj Stacionit të Policisë në Zveçan dhe ndërteses së Komunës, si dhe ndaj kanalit të ujit Ibër Lepenc në Zubin Potok, i cili furnizon Kosovën me 60 përqind të ujit të pijshëm”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Këtë deklaratë, Sveçla e ka bërë në forumin e ministrave të brendshëm në kuadër të procesit të BRDO’s në Slloveni, ku po qëndron me ftesë të homologut të tij Bostjan Poklular.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button