Foshnjat e sapolindura në QKUK rrezikojnë të mbesin pa qumësht artificial – dështojnë procedurat e prokurimit

Foshnjat e sapolindura në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) mund të përballen me mungesë së qumështit pluhur, i njohur ndryshe si qumësht artificial, për shkak të dështimit të prokurimit publik për furnizim.
Zyra e prokurimit në QKUK nuk ka arritur të kontraktojë asnjë kompani për këtë furnizim, pasi asnjëra nga katër kompanitë që kishin aplikuar në tender nuk e ka përmbushur kriterin e cilësisë së kërkuar për qumështin.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në platformën e-prokurimi, të gjitha ofertat janë refuzuar pikërisht për shkak të mungesës së përputhjes me standardet e cilësisë të kërkuara në dosjen e tenderit.
Ky zhvillim ngre shqetësime serioze për mirëqenien e foshnjave që kanë nevojë për ushqim të posaçëm, veçanërisht atyre që për arsye shëndetësore nuk mund të ushqehen me qumësht gjiri. Autoritetet përgjegjëse ende nuk kanë njoftuar për ndonjë zgjidhje të menjëhershme. Rreziku i mungesës së qumështit artificial në institucionin më të madh shëndetësor të vendit shton trysninë ndaj institucioneve që duhet të sigurojnë furnizim të vazhdueshëm, transmeton indeksonline.
Zyra e prokurimit në QKUK nuk ka arritur të kontraktojë asnjë kompani për këtë furnizim, pasi asnjëra nga katër kompanitë që kishin aplikuar në tender nuk e ka përmbushur kriterin e cilësisë së kërkuar për qumështin.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në platformën e-prokurimi, të gjitha ofertat janë refuzuar pikërisht për shkak të mungesës së përputhjes me standardet e cilësisë të kërkuara në dosjen e tenderit.
Ky zhvillim ngre shqetësime serioze për mirëqenien e foshnjave që kanë nevojë për ushqim të posaçëm, veçanërisht atyre që për arsye shëndetësore nuk mund të ushqehen me qumësht gjiri. Autoritetet përgjegjëse ende nuk kanë njoftuar për ndonjë zgjidhje të menjëhershme. Rreziku i mungesës së qumështit artificial në institucionin më të madh shëndetësor të vendit shton trysninë ndaj institucioneve që duhet të sigurojnë furnizim të vazhdueshëmme produkte esenciale për shëndetin e të porsalindurve.

Për këtë tender QKUK-ja i ka ndarë 84 mijë euro.

