Berisha për trimat e Koshares: E shkruan me gjak kapitullin drejt lirisë

Ish-komandanti Rrustem Berisha e ka kujtuar Betejën e Koshares, duke thënë se trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e shkruan me gjak kapitullin e ri drejt lirisë.
“9 Prilli është ditë e veçantë që shënon luftën frontale të Koshares me qëllim të heqjes së kufirit shqiptaro-shqiptar”, ka thënë Berisha sot në këtë fshat.
“Në Koshare luftohej çdo ditë, luftime të ashpra e vështirë të shënohej një ditë pa luftë. Forcat serbe angazhuan tanke, helme e çdo gjë, po rezultati ishte i njëjtë. Nga frika nuk arrinin t’i tërhiqnin trupat e vrarë dhe ishte humbje për armikun”.
“Beteja e Koshares ishte ideuar dhe planifikuar nga ushtarakët e kësaj beteje dhe dolën të sakta analizat, parashikimet, vendimet”.
“Madhështinë e kësaj beteje e shton edhe rënia e njerëzve të mëdhenj, Agim Ramadani, Sali Çekaj, Ali Hasi e 107 heronj të tjerë”.
“Para 26 vjetësh, trimat e UÇK-së shkruan me gjak dhe guxim një kapitull të ri në rrugën drejt lirisë. Luftuan për të mbyllur një epokë robërie”.
“Brezat nuk duhet të harrojnë që liria nuk ishte dhuruar, por ajo u fitua. Është e domosdoshme që të ndërtojmë një shtet që e meriton gjakun e derdhur për të”.
“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për unitet, të bashkuar pa dallim feje, krahine, si në Koshare që ishim të bashkuar”.