Lajme

Hoti tregon pse mungoi në mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar të LDK-së

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar të LDK-së, me deputetët e rinj të zgjedhur.

Për këtë takim ka njoftuar vetë i pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Vëmendje nga kjo mbledhje mori mungesa e ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili s’ka marrë pjesë fare në takim.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ”për shkak të angazhimeve akademike nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme”.

”Siç kam njoftuar edhe në organet e partisë, për shkak të angazhimeve akademike nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button