Vendore

Slavko Simiq i Listës Serbe intervistohet si i pandehur për sulmet ndaj gazetarëve në vitin 2023

Slavko Simiq, deputet i Listës Serbe, është intervistuar nga Prokuroria në Mitrovicë.

Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmet ndaj gazetarëve në vitin 2023.

Njoftimi:

Intervistohet si i pandehur një deputet i Kuvendit të Kosovës për sulmet ndaj gazetarëve në vitin 2023 në Leposaviq

Mitrovicë, 11 prill 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se i është marrë deklarata në cilësinë e të pandehurit personit me iniciale S.S., deputet i posa zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri S.S., dyshohet se me datë 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K., në Leposaviq, ka dhënë urdhër që të sulmohen gazetarët, dhe me këtë ka kryer veprën penale për të cilën është intervistuar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button