Lajme

25 vite nga masakra në Lagjen e Kovaçëve, Osmani: Drejtësia duhet të mbetet synimi i yni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 25-vjetorin e masakrës së kryer më 14 prill 1999 në Lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë, ku forcat paramilitare serbe vranë mizorisht 31 civilë shqiptarë.

Në një njoftim nga Presidenca, thuhet se viktimat u vranë vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

“Këta civilë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. U masakruan në shtëpitë dhe rrugët e tyre, në lagjen e tyre, aty ku duhej të ndiheshin të sigurt”, thuhet në deklaratë.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e kujtimit të viktimave dhe të kërkimit të drejtësisë.

“Këta burra, gra e fëmijë do të kujtohen përherë. Kujtesa për ta është detyrim moral dhe përkushtim ndaj së vërtetës dhe drejtësisë. Krimet e tilla nuk harrohen, ndërkaq drejtësia për ta mbetet synim i vazhdueshëm i yni”, ka deklaruar ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button