Lajme
Kupina nga Presidenca: Deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi

Pas dështimin të konstituimit të Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme, për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe tha se do ta njoftojnë presidenten, Vjosa Osmani, se si të veprohet më tutje.
Bekim Kupina, këshilltar për Media e presidentes Vjosa Osmani tha vetëm shkurt se deri më tani nuk ka arritur asnjë letër nga Kuvendi.
“Para përgjigjes duhet të vijë pyetja”, u shpreh Kupina.