Lajme

Abdixhiku i reagon Kurtit: Pështyesit e moçalit të pështymave, nuk kanë shumicë, i duhet koha për pazare shtesë

Kryeministri Kurti, kishte reaguar ashpër pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për shkak mos votimit të raportit të komisioni.

Kurti ishte shprehur i nervozuar, duke e quajtur sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike.

Pas tij ka reaguar, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili i tha ‘Mjaft më me filma e kauza plot mllef’ dhe e ftoj Kurtin të jap dorëheqje.

Ai tha se kryeministri ka prodhuar sot epizodë të errët demokratike në vend, duke dashur të jetë edhe deputet edhe kryeministër.

“Jep dorëheqje zotëri, betohu si deputet! Si secili tjetër në Kuvend! Mjaft më me filma e kauza plot mllef! Apetiti i madh i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje – dhe i prijësit të tyre për të qenë edhe Kryeministër edhe Deputet, prodhoj sot një epizodë të errët demokratike në vend. Të paprecedentë, sepse askush deri më tani, me mendje demokratike e me respekt ndaj Republikës, nuk kishte provuar t’i ketë të dyja funksionet përnjëherë! Derisa në njërën anë deklarojnë se po japin dorëheqje, në anën tjetër vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e dorëhequra sikurse s’ka ndodhur asgjë e re. Sa të pavërtetë; sa jodemokratik”, shkroi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button