Lajme

Haradinaj: Konstituimin e ka bllokuar vetë Albin Kurti, s’mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se konstituimin e Kuvendit e ka bllokuar vetë Albin Kurti.

Ai tha se janë kundër shkeljes së Kushtetutës, teksa shtoi se kjo ishte arsyeja pse nuk e votuan raportin.

“Konstituimin e Kuvendit sot e ka bllokuar vetë Albin Kurti. Ligji e Kushtetuta e këtij shteti nuk lejojnë që të mbash edhe postin e Kryeministrit apo të Ministrit dhe të betohesh si deputet.

Nuk mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht. Ne nuk mund ta shkelim Kushtetutën dhe të veprojmë ndryshe, prandaj nuk e votuam raportin.

Albin Kurti me ministrat e tij, nëse duan ta konstituojnë Kuvendin, le të tërhiqen ose nga postet ministrore, ose nga mandati i deputetit, e të mos i fajësojnë të tjerët për gabimet e veta”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button