Lajme

LDK tregon propozimet për nënkryetar të Kuvendit dhe për shefe të Grupit Parlamentar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka propozuar që Kujtim Shalën ta caktojnë për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, ndërsa Hykmete Bajramin për shefe të grupit parlamentar të kësaj partie.

Sipas tij, të dy propozimet janë mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Sot, para strukturave vendimmarrëse të partisë, kam propozuar Akademik Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit të Republikës, si dhe zonjën Dr. Hykmete Bajramin për Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së.Propozimi është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe të dy pozitat do të nominohen përkatësisht caktohen nga grupi ynë. Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button