Lajme

Geci takohet me Bahtirin: Kurrë s’ka votë për PDK-në prej meje

Gani Geci, babai i deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, ka thënë se nuk do të ketë votë për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai tha se këtë ia ka thënë edhe Agim Bahtirit, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilin u takua të martën pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një koment në Facebook, Geci tha se me Bahtirin u takua rastësisht në qendër të Prishtinës.

“Më ka taku në rrugë, më ka thanë ‘a po don me ta qit ni kafe’, edhe i thash ‘po, ku të duash’. Edhe qaty ishin edhe Bajqinovci edhe një tjetër deputet, edhe atyre ju fola. Unë nuk jam burr me i thanë jo dikujt kur më thot hajde ta qes një kafe,” ka shkruar ai në koment.

Ai shtoi se Agim Bahtiri ka qenë disa herë në Kullën e tij dhe nuk ka arsye t’i shmanget dikujt. “Agim Bahtiri me 10-13 herë u kanë në Kullën tonë. Tash me ik si gratë e këqija kur të thërret dikush në derë?!”

Geci paralajmëroi se nuk do të ketë votë nga vajza e tij për koalicion LDK-PDK.

“Krejt ato që janë publike, ja kam thënë edhe atij, edhe Bajqinovcit, edhe disa të tjerëve të LVV-së. Kurrë s’ka votë për PDK-në prej meje, po u kam tregu edhe disa letra që kërkonte me ja tregu, që edhe këta janë një brumë i njëjtë me PDK-në”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button