Lajme

Mustafa: Kurti nuk i ka votat as për kryeparlamentar e as për Qeveri

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se Vetëvendosje qëllimisht po e zvarrit krijimin e institucioneve të reja Kuvendit dhe Qeverisë në mungesë të votave të nevojshme.

Mustafa tha se Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij po bëjnë pazare me Listën Serbe.

‘’I vetëdijshëm kryetari i LVV-së, Albin Kurti, se nuk i ka votat e mjaftueshme për të formuar Qeverinë, pra kishte vetëm 52 nga 61 të nevojshme kishte vendosur që të zhegiste të gjitha procedurat duke mos dhënë dorëheqje ai dhe të gjithë ministrat e tij për të pamundësuar pastaj vazhdimin e procedurës. Ndërsa, në anën tjetër kur kuptoi se të gjitha mediat dhe e gjithë Kosova e kuptoi se në prapaskenë po diskutonin me 4 deputetë të Listës Serbe për të votuar Qeverinë e ardhshme, atëherë vendosen që publikisht të dalin dhe të sulmojnë të gjitha partitë e tjera për dështimet e tyre”, tha Mustafa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button