Lajme

Abdixhiku: E mirëpres përgjigjen e Presidentes ndaj pyetjes jologjike të VV-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e mirëpret përgjigjen e presidentes Vjosa Osmani ndaj “pyetjes logjike” të Vetëvendosjes.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se nesër deputetët e LDK-së do të kërkojnë sërish dorëheqjen e “atyre që duan t’i mbajnë dy poste” në të njëjtën kohë.

“E mirëpres përgjigjen e Presidentes ndaj pyetjes jologjike të partisë së parë!

Siç dhe paralajmëruam me Komunikatë, Seanca Plenare nuk mbahet peng e tekeve bllokuese e intencës ofenduese të partisë së parë. Dramat eventualisht bien; me to dhe zhurma që provohet të bëhet propagandë!

Seanca plenare mbahet me detyrim brenda 48 orëve; siç u paralajmërua edhe vendimi ynë si Grup Parlamentar!

LDK do të vazhdojë të sillet në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës dhe sëkëndejmi të vet Republikës. Këtë punë kanë deputetët e vendit.

Nesër, sërish, përfaqësuesit tanë do të kërkojnë dorëheqjen e gjithë atyre që me zor duan t’i mbajnë dy poste përjashtuese në të njëjtën kohë. Do ta kërkojnë si obligim ligjor, si rrjedhë kushtetuese, si logjikë demokratike” – ka shkruar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button