Lajme
PDK konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të marrin pjesë nesër në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Lajmi u konfirmua nga nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, e cila theksoi se prania në këtë seancë është një detyrim që rrjedh nga rregullorja e punës së Kuvendit.
“E kemi obligim mbi bazën e rregullores së punës që të jemi aty nesër”, deklaroi Çitaku.