Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Pejë, ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e një personi të dyshuar për dy vepra penale: “Kanosje” dhe “Shpërdorim të pasurisë së huaj”.
I dyshuari është Shqiprim (Imer) Xhaferaj, i lindur më 13 prill të vitit 1993 në Pejë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Autoritetet kanë bërë publike edhe kontaktet përmes të cilave qytetarët mund të ndihmojnë në lokalizimin e të dyshuarit:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327 – Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]
Policia fton qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë në kapjen e personit të kërkuar”.
