Lajme
Aksident i rëndë mes dy makinave në Tiranë: Humb jetën 29-vjeçari, lëndohet një 25-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë ka humbur jetën një 29 vjeçar, ndërsa lëndime ka pësuar një 25 vjeçar, i cili ishte pasagjer në makinën e viktimës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.