Botë

Shkencëtarët zbulojnë shenja jete në planetin larg tokës

Në këtë gjithësi nuk jemi vetëm. Shkencëtarët kanë gjetur prova të reja, por paraprake, se një botë e largët që rrotullohet rreth një ylli tjetër mund të ketë jetë. Një ekip i Kembrixhit që studion atmosferën e një planeti të quajtur K2-18b ka zbuluar shenja të molekulave të cilat në Tokë prodhohen vetëm nga organizma të thjeshtë.

Kjo është hera e dytë, dhe më premtuese, që kimikatet e lidhura me jetën që janë zbuluar në atmosferën e planetit nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s. Por ekipi dhe astronomët e pavarur theksojnë se nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar këto rezultate.

“Ne kemi gjetur prova për aktivitetin e mundshëm biologjik në një ekzoplanet. Kjo do të thotë, ne kemi gjetur shenja të molekulave të nënshkrimit biologjik, ose dimetil sulfid (DMS) ose dimetil disulfid (DMDS) ose të dyja, që të dyja prodhohen në mënyrë unike nga jeta këtu në Tokë dhe janë parashikuar të jenë bio-nënshkrime në planetë rreth yjeve të tjerë gjithashtu. Dhe ne gjetëm provat më të forta deri më tani në një kombinim biologjik, në këtë rast një kombimin, potencialisht rreth një tjetër ylli jashtë sistemit tonë diellor. Kjo është një arritje e madhe në kërkimet tona për jetë përtej sistemit tonë diellor”, tha Nikku Madhusudhan, studiues.

K2-18b është dy herë e gjysmë më i madh se Toka dhe është shtatëqind trilion milje larg nesh. Grupi i Kembrixhit ka zbuluar se atmosfera duket se përmban nënshkrimin kimik të të paktën njërës nga dy molekulat që lidhen me jetën, të cilat në Tokë, këto gazra prodhohen nga fitoplanktoni detar dhe bakteret. Prof Madhusudhan tha se ishte i befasuar nga sasia e gazit që u zbulua gjatë një dritareje të vetme vëzhgimi.

“Sasia që ne vlerësojmë të këtij gazi në atmosferë është mijëra herë më e lartë se ajo që kemi në Tokë”, tha ai. “Pra, nëse lidhja me jetën është e vërtetë, atëherë ky planet do të jetë i mbushur me jetë”, konfirmon profesori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button