Lajme

Vdekja e të riut në aksidentin në Tërstenik, reagon Lladrovci

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veturë dhe një motoçiklete në fshatin Terstenik të Drenasit.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci,i cili ka ngushëlluar familjen Mulaj.

“Me trishtim të thellë kemi pranuar lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi në fshatin Tërstenik, ku si pasojë ka humbur jetën djali juaj. Në këto çaste të dhimbshme, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndjej me ju për këtë humbje të madhe. Humbja e një të riu është dhembje e rëndë jo vetëm për familjen, por për gjithë qytetarët e Komunës tonë. Zoti e mëshiroftë dhe ju dhëntë forcë e durim për ta përballuar këtë pikëllim”, thuhet në ngushëllimin e Lladrovcit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button