Lajme

‘Asnjë cent më shumë’ paralajmëron përshkallëzim të protestave nëse nuk ka reflektim

Grupi qytetar “Asnjë cent më shumë” ka paralajmëruar se do të intensifikojë veprimet e tij nëse autoritetet nuk reagojnë ndaj kërkesave për anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Gjatë një konference për media të mbajtur pranë Kuvendit të Kosovës, bashkë-iniciatori i kampanjës, Besnik Shabiu, tha se në rast se nuk ka reflektim nga institucionet pas ditës së nesërme, protestat do të masivizohen dhe mund të përshkallëzohen.

“Njëra nga alternativat është paralizimi i aktiviteteve të institucioneve, bllokimi i rrugëve dhe shesheve,” theksoi ai.

Shabiu gjithashtu sqaroi se qëllimi nuk është të shkaktohen dëme, por të ushtrohet presion qytetar për të ndalur vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e tarifës me 16.1%.

“Nuk kemi asnjë synim që të bëjmë dëme, por që ideja është që të paralizohet aktiviteti i institucionit,” u shpreh ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button