Lajme

Dhunuan një vajzë në Britani të Madhe – dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burgim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Leicester të Britanisë së Madhe, ku dy shqiptarë janë burgosur për përdhunimin e një gruaje në shtëpinë e saj në vendin e lartcekur. Takimi mes viktimës dhe Redjon Cenaj kishte ndodhur në një klub nate në Leicester në tetor 2023 ku më pas iu kishte bashkuar edhe Mariglen Ferataj.

Sipas pamjeve të CCTV, duket se gruaja nuk ishte në gjendje të mirë teksa shihet se Ferataj e kishte marrë dhe e vendosur në një taksi, ku viktimia i kishte dërguar në shtëpinë e saj ku dhe e sulmuan.

Pas rastit të ndodhur, Redjon Cenaj dhe Mariglen Ferataj u paraqitën përballë Gjykatës së Leicester Croën të premten, me akuza për sulm seksual, për të cilën po e njëjta Gjyaktë mori vendim për dënimin me nga nëntë – vjet brugim për të dy.

Në pamje shihej se Cenaj, 22 vjeç dhe Ferataj, 21 vjeç, “po e mbanin viktimën”.

Sipas deklaratës së shoferit të taksisë, kishte konfirmuar se gruaja nuk ishte vigjilent për atë që po ndodhte, konstatuan oficerët.

Gjatë intervistës së tij, Ferataj ka thënë se seksi ka qenë me dëshirën edhe të viktimës, ndërsa Cenaj ka mohuar se ka pasur ndonjë aktivitet seksual.

Muajin e kaluar në Gjykatën e Leicester Croën, Cenaj, nga HMP Leicester, u shpall fajtor për dy akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual.

Ferataj, nga Beaufort Road, Leicester, u shpall fajtor për katër akuza për përdhunim dhe dy akuza për dhunim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button