Sport

Kush do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit?

Është konfirmuar gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në finalen e shumëpritur të Kupës së Mbretit, e cila do të zhvillohet të shtunën, më 26 prill, mes dy gjigandëve të futbollit spanjoll, Barcelonës dhe Real Madridit.

Ricardo de Burgos Bengoetxea është emëruar si gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje, ndërsa Pablo Gonzalez Fuertes do të jetë përgjegjës për VAR-in.

Pavarësisht se Antonio Miguel Mateu Lahoz dhe José María Sánchez Martinez ishin përfolur si mundësit kryesorë për të drejtuar finalen, Bengoetxea ka dalë fituesi pas një periudhe të rëndësishme të performancës së tij në ndeshje kyçe këtë sezon. Kjo është hera e parë që De Burgos Bengoetxea do të drejtojë një finale të Kupës së Mbretit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button